Seancat online shkuan pa asnjë problem.
Më ndihmoi shumë në një periudhë të vështirë.
Fëmija ynë pret me padurim çdo seancë.
Përshëndetje, unë jam Arta Berisha, psikologe për fëmijë dhe adoleshentë. Kam përfunduar masterin në Psikologji të Fëmijës në Universitetin e Prishtinës dhe prej gjashtë vitesh punoj me fëmijë, adoleshentë dhe prindërit e tyre. Përdor terapinë përmes lojës për fëmijët më të vegjël dhe qasje njohëse-sjellore me adoleshentët. Besoj se prindërit janë pjesë e rëndësishme e procesit, prandaj seancat me familjen janë pjesë e punës sime. Seancat i zhvilloj në shqip, maqedonisht dhe anglisht.